Genoa i bën favor Milanit e Napolit, i merr një pikë Interit

Interi nuk arriti të marrë pikët e plota në xhiron e 27-të në Seria A.

Sport

25/02/2022 23:01

Ndeshja në mes Interit dhe Genoa përfundoi me rezultat 0:0.

Përkundër rasteve dhe posedimit të topit deri në  77%  nga Interi, ata nuk arritën të marrin pikët e plota, përcjell lajmi.net.

Loja i takoi Interit por nuk kishte konkretizime.

Pas këtij barazimi Interi mbetet në vendin e dytë me 55 pikë , dy më pak se Milani, por ekipi Inzaghit kanë një ndeshje më pak. Napoli ka ndeshje sa Inter, por ka një pikë më pak.

Genoa gjendet në pozitën e 19 me gjithsej 17 pikë./Lajmi.net/