Genoa goditet nga Covidi, pak orë para ndeshjes ndaj Juventus

Skuadra e Genoa është goditur nga virusi Covid, pak orë para fillimit të ndeshjes ndaj Juventus.

Sport

05/12/2021 16:31

Genoa ka njoftuar se dy anëtarë të skuadrës, të cilët nuk janë lojtarë, kanë rezultuar pozitiv me Covid, përcjell lajmi.net.

Të gjithë pjesëtarët tjerë të skuadrës kanë rezultuar negativë. Megjithatë, mesfushori Milan Badelj ka pasur simptoma gripi dhe temperaturë të lartë gjatë mbrëmjes së kaluar.

Ai doli negativ gjatë testimeve të këtij mëngjesi. Portieri Perin në anën tjetër nuk do të jetë i ftuar në ndeshje, pasi rezultoi pozitiv. /Lajmi.net/