Genoa fundos Interin

Inter nuk di për fitore në vitin 2014. Në fakt, Nerazzurrët nuk arritën të nxjerrin as një barazim në udhëtim te Genoa ku u mposhtën me rezultat minimal 1:0. Luca Antonelli realizoi në minutën e 83’të atë që doli të jetë goli vendimtar në fitoren e Genoas që vulosi kapitullimin e Interit që mbetet në…

Sport

19/01/2014 16:10

Inter nuk di për fitore në vitin 2014. Në fakt, Nerazzurrët nuk arritën të nxjerrin as një barazim në udhëtim te Genoa ku u mposhtën me rezultat minimal 1:0.

Luca Antonelli realizoi në minutën e 83’të atë që doli të jetë goli vendimtar në fitoren e Genoas që vulosi kapitullimin e Interit që mbetet në kuotën e 32 pikëve, 23 më pak se lideri Juventus.

Fitoren nuk e gjeti as Napoli që barazoi në udhëtim te Bologna me rezultat 2:2. Rolando Bianchi i kaloi vendasit në epërsi, me të cilën u mbyll pjesa e parë.

Por, Gonzalo Higuain nga penalltia dhe Jose Maria Callejon e përmbysën rezultatin para se Bianchi të shënojë krejt në fund duke nxjerr një pikë për skuadrën e tij.

Rezultatet

Atalanta – Cagliari 1:0

Bologna – Napoli 2:2

Chievo – Parma 1:2

Genoa – Inter 1:0

Sassuolo – Torino 0:2