Gënjeshtra për Ronaldon
Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka mohuar raportimet rreth mosmarrëveshjeve mes tij dhe Cristiano Ronaldos.

Sport
Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka përgënjeshtruar raportimet rreth mosmarrëveshjeve mes tij dhe Cristiano Ronaldos.
Ai ka insistuar se çdo gjë është në rregull mes tyre.
“Ka gazetarë të mirë dhe të tjerë që kanë interes për kundër Realit. Ne të gjithë gabojmë, por jo në atë nivel të gënjeshtrave”, u shpreh ai.
“Ata thonë se kam probleme me Ronaldon, dhe se nuk flas me të. Gënjeshtra. Flas me të qdo ditë”, shtoi Benitez.