Genc Prelvukaj me shpresë për bashkim, uron ditën e pavarësisë

Genc Prelvukaj është artisti i radhës që ka uruar përvjetorin e shtet krijimit.

ShowBiz

17/02/2020 18:31

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, listës së urimeve nga artistët tanë i është shtuar edhe Genc Prelvukaj, shkruan lajmi.net.

Ai në urimin e bërë na ka kujtuar pak edhe nga e kaluara shqiptare, dhe shton se Shqipëria dhe Kosova janë një popull.

““Dukagjinët kishin territorin e vet dhe flamurin e tyre, Muzakajt dhe Topiajt po ashtu, Spanët dhe Jonimet kishin principatat e veta dhe stemën sikurse Zenebishtet, Kastriotët, Arianitët, Balshajt etj. Megjithatë, shekuj pas shekujve, kufinjtë u zhdukën, stemat u shkrinë, familjet feudale ranë, principatat me nuansa shteti shkuan dhe mbi gërmadhat e tyre qëndroi një popull. Më pas u forcua koncepti i përkatësive fisnore. Dikush Shalë e dikush Berishë, njëri Kastrat e tjetri Grudë, një bjeshkë Shkrel e tjetra Kelmend, e kështu me radhë. Edhe ato kishin bajraktare, norma të dallueshme ligjore e territor por sërish një etni ishte mbi ta. Edhe sot, jetojmë me disa specifika të ndryshme, në disa shtete, me stema e rregulla jo të njëjta juridike, por sërish mbi të gjitha këto është një popull. Si përmbledhje, asnjë forcë, rrethanë apo krijesë politike nuk i ndau shpirtërisht shqiptarët dhe asnjë e tillë nuk do t’i ndajë kurrë. Stuhitë vijnë e shkojnë. Ato më parë na marrin shpirtin se sa ndjenjën mbi të cilën u formuam; ndjenjën e të qenit shqiptar. Kështu që festa e sotme e shkurtit, sikurse festa e mëvonshme e nëntorit janë festa të tërë shqiptarëve sepse në të dyja rastet shporrem përgjithmonë pushtues e sundues nga tokat që historikisht na takuan si komb. Urime, siç e kemi në kulturë : me dorë në zemër”. /Lajmi.net/