Gena foto bashkë me kryeministrin në detyrë, e cilëson si më të madhin

Gena ka ndarë një imazh me Ramush Haradinajn.

ShowBiz

25/08/2019 16:19

Rol të madh në politikë ditët e sotme po luajnë edhe figurat e shoubizit, njëri nga këngëtarët më të pëlqyer në trojet shqiptare Gena ka publikuar një fotografi me kryeministrin në detyrë, shkruan lajmi.net.

Artisti në postimin e bërë në Instastory shihet duke bërë shqiponjën me Ramush Haradinaj, madje ja bashkëngjiti edhe një mbishkrim “Me më të madhin”.

Përndryshe, sa i përket skenës muzikore kënga e fundit e publikuar nga Gena titullohet ‘Me Fal’ dhe numëron mbi një milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/