Gecaj, Krasniqit: Vocërrak, zëdhënës i brigadave të kuqe

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj duke e quajtur zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, zëdhënës të brigadave të kuqe të lëvizjes anarkiste, ka thënë se Krasniqit po i pengon shkuarja e tij në Leposaviq.

Lajme

22/10/2015 09:44

“Asnjëri nga këta anarkistë nuk e ka marrë guximin deri më sot të shkoi dhe të ndërmarr ndonjë aksion të tyre “kombëtar, strategjik e heroik” edhe në veri të Republikës së Kosovës”

“Nëse vërtetë këtyre adoleshentëve ju pengojnë aq shumë simbolet serbe në zyrat nëpër komunat veriore, përse vallë nuk e marrin guximin të shkojnë e tu hedhin pak gaz lotsjellës edhe atje – “xhixha” u thuhet fëmijëve.” ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.