Gecaj ia kujton Kadaj-Bujupit kur e quante Haradinajn, komandant të Vuçiqit dhe Listës Serbe

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka ironizuar me deklaratat e deputetës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Lajme

06/08/2019 22:53

Ajo sot ka deklaruar se Ramush Haradinaj, është rreziku më i madh i planeve të Serbisë.

Me këtë rast Gecaj ia kujtoi deputetës së AAK-së, Kadaj-Bujupi, kur e quante Haradinajn komandant të Vuçiqit dhe Listës Serbe.

Postimi i Bajram Gecajt:

CILI ËSHTË KOMENTI JUAJ!

“Kadaj-Bujupi: Ramush Haradinaj rreziku më i madh i planeve të Serbisë! [deklarim i sotëm i zyrtares së AAK]

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit, Veselinoviqit, Listës Serbe dhe Vuçiqit. Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi”, kishte shkruar Donika Kadaj Bujupi më 09 shator 2017! [atëherë zyrtare e LVV]