Gecaj, Haradinajt: Duhet të jesh i padijshëm të thuash që nuk është humbur Çakorri

Izh-zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga rradhët e LDK-së i ka reaguar kryeministrit Haradinaj në lidhje me deklaratat për Demarkacionin.

Lajme

20/04/2019 20:36

Kryeministri sot gjatë ditës i ka quajtuar ‘rrenca’ ata që po thonë se Kosova e ka humbur Çakorrin, shkruan lajmi.net.

Sipas Gecajt, duhet të jesh i padijshëm të thuash dhe ta besosh një deklarim të tillë.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se kontestimi i një fakti të tillë do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s.

Ky është postimi i plotë i tij:

GJUAN GURIN – FSHEHË DORËN!

“Kryeministri vazhdon të flasë se s’është humbur Çakorri e Kulla, i quan gënjeshtar kritikuesit”

Duhet të jesh interesgji, i pashkolluar apo i padijshëm ta thuash por edhe ta besosh këtë deklarim! Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s. Çakorrin e Kullën i keni pasur kurban për të ardhur dhe më vone për të mbetur në pushtet! “Ja pafshi hajrin”! /Lajmi.net/