Gecaj e cilëson Vetëvendosjen si të rrezikshme për vendin

Bajram Gecaj, zëvendësministri i Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, ka thënë se blloku opozitar i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA, i ka shfrytëzuar këto marrëveshje për të marrë pushtetin dhunshëm.

Lajme

02/12/2015 18:36

I në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar si të rrezikshme për vendin.

“Kundërshtimi i marrëveshjeve ishte pretekst që opozita e gjeti për të marrë pushtetin. Vetëvendosja është e rrezikshme për vendin sepse gjithmonë ka vepruar kështu, dhe me keqardhje e them se edhe dy partitë e tjera kanë rënë në grackën e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.