Gazzetta dello Sport: Notat e ndeshjes Shqipëri – Portugali

11:32 | 8 Shtator 2015

“Gazzetta dello Sport” ka publikuar vlerësimet e futbollistëve për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Portugalisë.

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “LaGazzeta dello Sport” vlerëson Kombëtaren për paraqitjen shumë të mirë të bërë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portugalisë.

Duket e çuditshme pas humbjes, por futbollistët më të mirë në fushë kanë qenë ato të Shqipërisë.

Lorik Cana dhe Taulant Xhakajanë shpallur më të mirët e sfidës duke u vlerësuar me notën 7.5, shkruan “Albeu.com”.

Nota shumë pozitive dhe për Berishën, Ajetin, Migjen Bashën dhe Çikalleshin, që kanë marrë no tën 7.

Ndërkohë në kampin tjetër vetëm Danilo është vlerësuar me 7, ndërkohë që Cristiano Ronaldo ka marrë një notë kaluese 5.5.