Gazprom kërcënon Ukrainën me ndërprerje të furnizimit me gaz

Gjiganti i gazit natyror - Gazprom po kërcënon se do t'i ndërpresë të gjitha dërgesat për në Ukrainë tërësisht, një lëvizje që kompania ruse thotë se mund të rezultojë me pezullimin e furnizimeve në Evropë.

Bota

24/02/2015 17:59

Shefi i Gazpromit, Alexei Miller Saeed tha sot se “Ukraina nuk ka paguar për naftën në kohë”.

Deklarata e Millerit vjen në kohën kur kompania shtetërore ukrainase Naftogaz ka akuzuar Gazpromin se ka dështuar të bëjë dërgesat për të cilat ka paguar Ukraina.

Përfaqësues të Gazprom-it thanë se është duke furnizuar me naftë pjesët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut në Ukrainën Lindore, që kontrollohen nga separatistët pro-rusë – pasi Kievi ka ndaluar furnizimin e tyre.

Gazprom tha ai i konsideron këto dy rajone si pjesë e kontratës me Naftogazin për furnizimet në Ukrainë./REL/