Gazmend dhe Hare në Pejë

Nga numërimi i 28 për qind të votave, në Pejë prinë kandidati i LDK’së, Gazmend Muhaxheri. Muhaxheri prinë me 61 për qind në krahasim me kandidatin e AAK’së, Ali Berisha.

Lajme

01/12/2013 19:37

Ali Berisha ka uruar Gazmend Muhaxherin e LDK’së për fitore.

“Kësaj radhe populli i komunës së Pejës që është sovran ka vendosur që të ketë një qeverisje tjetër dhe ka votuar kandidatin e LDK’së”.

“Unë me këtë rast uroj kandidatin Gazmend Muhaxheri nga LDK për zgjedhjen e tij Kryetar të Pejës dhe i uroj sukses në punën e tij”.

_ _ _ _

Në bazë të numërimit të rreth 28 për qind të fletëvotimeve, në komunën e Pejës prinë bindshëm Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ndaj atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Muhaxheri prinë me 61 për qind në krahasim me Berishën i cili aktualisht ka 39 për qind.

Në një deklaratë për Klan Kosova, Gazmend Muhaxheri tha se prinë me mbi 3 mijë vota ndaj rivalit të tij të AAK’së, Ali Berisha.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë prononcim nga kandidatët e dy partive për të dhënë ndonjë deklaratë lidhur rezultatet.