Gazetari Shaqir Foniqi i bashkohet AAK-së

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar sot gazetari, Shaqir Foniqi.

Lajme

21/08/2017 12:46

Me rastin e aderimit, ai u prit nga i nominuari për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, i cili duke iu uruar mirëseardhje në bashkimin e ri, tha se nga ekspertët dhe intelektualët që, në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.

Haradinaj tha se tashmë ka ardhë koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.

I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj, u shpreh gazetari i njohur Shaqir Foniqi, derisa ka treguar arsyet dhe motivin që t’i bashkohet.