Gazetari i luftës: Dashtë zoti ndodh mrekullia e më fton Gjykata Speciale

Ish-gazetari i luftës, Nusret Pllana ka thënë në T7 se do të donte që të merrte ftesë nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.

Lajme

22/10/2019 18:09

“Do të doja të më ftonin, se Evropa po i llogarit qytetarët të rangut të dytë, kam miliona dëshmi, kam 40 filma dokumentarë”, ka thënë ai.

Kjo sipas tij është edhe arsyeja pse Gjykata Speciale ende nuk i ka dërguar ftesë atij.

“Prandaj nuk më ftojnë, do të doja të më ftonin, dashtë zoti ndodhë mrekullia më ftojnë në Speciale”, ka thënë tutje.