Gazetari britanik vazhdon fushatën kundër Kosovës

Gazetari britanik, Graham Phillips i cili është pro rus, ka vazhduar t’i fyej shqiptarët e të dëmtojë imazhin e Kosovës në botë.

Lajme

15/06/2019 23:55

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkuar se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, si dhe ka komentuar vizitën e ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bill Clinton.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të Amerikës, që të sjell njohje të reja, nuk janë duke ndodhur.

Phillips, thotë se as kosovarët nuk janë të kënaqur me vendin e tyre, pasi duan që ta kenë Shqipërinë e Madhe,kështu duke marrë territor edhe nga vendet e tjera, thuhet në njërën nga postimet e tij në Facebook.

Ai gjatë muajit mars kishte qëndruar në Kosovë ku ka bërë fushatë kundër shtetit të Kosovës dhe luftës së UÇK-së.