Gazeta suedeze, uron në shqip (FOTO)

Gazeta suedeze Expressen.se, në versionin e saj në internet e ka pasqyruar kualifikimin historik të Kombëtares së Shqipërisë në 'EURO 2016'.

Sport

12/10/2015 11:21

Ky medium i ka uruar kuqezinjtë për kualifikimin në gjuhën shqipe.

‘Urime Shqipëri’, është titulli i artikullit, i përcjellë me flamurin kombëtar dhe një fotografi të lojtarëve gjatë lojës.

Në artikullin rreth suksesit historik të Shqipërisë kjo gazetë e ka marrë një prononcim edhe nga futbollisti kosovar i Malmos, Agon Mehmeti, derisa i ka cituar edhe fjalët e kapitenit të kuqezinjve, Lorik Cana pas ndeshjes në Jerevan.