Gazeta serbe nxjerr presidenten kroate në ‘seks aksion’ me një diplomat serb

Gazeta serbe "Informer" ka botuar disa fotografi nudo të një gruaje, dhe pretendon se ajo është presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq. 

Lajme

17/01/2015 01:55

Kjo gazetë e cila një ditë më parë shkroi se posedon incizime të skenave të seksit të nxehtë të presidentes kroate me një spiun serb, sot ka botuar disa fotografi, ku pyet nëse ajo është presidentja e Kroacisë. 
 
Gazeta në ballinën e saj të shoqëruar me fotografi +18, shkruan se presidentja kroate u incizua teksa bënte seks me një diplomat serb në Bruksel në vitin 2013, kur ajo shërbente si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. 
 
Tutje gazeta shkruan se këto regjistrime të enjten u kanë arritur nga Zagrebi. Ndërsa kur ata kanë kontaktuar partinë HDZ të presidentes, ata kanë thënë se personi në fotografi nuk është presidentja Kolinda, e kjo e fundit nuk është përgjigjur fare, transmeton lajmi.net. 
 
Gazeta dje kishte shkruar se presidentja kroate sa kishte shërbyer në Bruksel, kishte qenë atje me mision nga shërbimi sekret kroat, dhe kishte pasur një lidhje me një pjestar të shërbimit sekret serb.  
 
“Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit… Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”, kishte cituar gazeta një diplomat i lartë perëndimor në shkrimin e djeshëm.
 
“Edhe funksioni i saj në NATO ishte i shërbimit informativ. Dy agjentë, edhe nëse janë në lidhje emocionale, nuk e harrojnë punën. Puna e tyre ishte në mbledhjen e informatave. Prandaj, nuk mund të përjashtohet mundësia që shërbimi serb ka kaseta të seksit të agjentit të vet dhe të Kitaroviqit”, thotë agjent serb për gazetën Informer, dhe shton se “informatat në krevat veprojnë sipas parimit: ti mua e unë ty”! (lajmi.net)