Gazeta serbe: Dëshmitarët e Speciales janë shpërndarë nëpër botë

Dëshmitarët që do të dëshmojnë për krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së, veç se janë në programin mbrojtës dhe shumë nga ta janë shpërndarë nëpër botë.

Lajme

25/01/2016 12:43

Softwar-i më të gjitha të dhënat dhe lëndët e kësaj gjykate janë plotësisht të mbrojtura dhe gjenden në Bruksel shkruan e përditshmja serbe “Danas”.

Sipas burimeve diplomatike të “Danas” më shumë se 400 njerëz kanë dhënë deklarata për krimet e UCK-së por sigurisht se rreth 30 prej tyre do të dëshmojnë para gjykatës formimi is ë cilës pritet të ndodhë këtë vit.

Gjykata do të vendoset në ndërtesën e dikurshme të Europolit në Hagë dhe do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Qeveria holandeze është deklaruar se gjykata do të merret më “krime të rënda që thuhet se janë kryer pjesëtarët e UÇK-së ndaj pakicave dhe kundërshtarëve politikë gjatë vitit 1999-2000”, por të dënuarit eventual nuk do të vuajnë dënimin në këtë vend.