Gazeta izraelite fshin lideret femra nga fotografia

Rreth 40 liderë botërorë morën pjesë në marshin e 11 janarit në Paris, për të nderuar vikamat e sulmeve terroriste në Paris.

Bota

13/01/2015 14:30

Fotografia ku shihen liderët të bashkuar kundër terrorizmit mund të cilësohet si historike, por gazeta izraelite HaMevaser, e njohur për qasje konservative hebreje, ka fshirë nga fotoja të gjitha politikanet femra që ishin pjesëmarrëse në këtë marsh, shkruan The Telegraph, transmeton lajmi.net.

Nga fotografi është hequr femra më fuqishme në Perëndim, Kancelarja Angela Merkel, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së Federica Mogherini dhe kryeministrja daneze Helle Thorning-Schmidt.

Tash kjo gazetë po akuzohet për maskulizëm, ndërkaq, ende askush nga ky medium nuk ka dhënë arsyet se pse kanë vepruar kështu.

Në marshin e 11 janarit, përveç liderëve nga mbarë bota, 1.6 milion persona marshuan rrugën të Parisit për të nderuar 17 viktimat e dy sulmeve, atë në selinë e revistës Charlie Hebdo dhe sulmit tjetër në një supermarket në Paris, transmeton lajmi.net.