Gazeta bullgare: ”Kosova tronditi Bullgarinë në Sofje”

''Ekipi kombëtar i Bullgarisë shënoi një nga faqet më të turpshme në historinë e saj pasi humbi 2-3 nga Kosova në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 në mes të stadiumit 'Vasil Levski'', kështu e nis shkrimin gazeta e njohur bullgare Sportal.bg.

Sport

11/06/2019 09:45

Suksesi i parë historik në historinë e shkurtër të Kosovës erdhi në minutën e 92-të. Rashica i pari i dha një avantazh të “verdhëve” në minutën e 7-të. Ivelin Popov (43′) dhe Kristian Dimitrov (55′) kompletuan një përmbysje të plotë, por mysafirët tronditën bullgarët me Muriqin (64′) dhe Rashanin (92′).

Kështu Bullgaria për herë të parë në histori mbetën pa fitore në katër ndeshjet e para të kualifikimit evropian, shkruan Sportal.bg, përcjell lajmi.net.

Ardhja e Krasimir Balakovit duhej të ndryshonte gjërat në një drejtim pozitiv, por koha e shkurtër e përgatitjes nuk duket të jetë e mjaftueshme, pasi ekipi shënoi humbjen e parë 1:2 ndaj Çekisë dhe tani regjistroi gjithashtu një humbje të dytë nga Kosova (2:3) që hyri në histori.

Problemi më i madh, megjithatë, ishte se dy humbjet ishin të merituara, pavarësisht nga disa momente të mira nga bullgarët, që përpiqen të luajnë më shumë me topin dhe ta largojnë ndeshjen nga mbrojtësit.

Potenciali i ekipit nuk e lejon këtë në këtë fazë, me gabime serioze dhe, mbi të gjitha, duke lënë shumë hapësira për sulmuesit e kundërshtarit. Natyrisht që lojtarët bullgarë janë fizikisht prapa rivalëve të tyre, të cilët luajnë në skuadra më të mira dhe në kampionate më të forta.

Kësisoj, bullgarët janë të tronditur nga ajo çka panë dje në stadiumin nacional ‘Vasil Levski’ dhe duket se pavarësisht gjithave, e kanë pranuar që humbja e mbrëmshme ishte mëse e merituar. /Lajmi.net/