Gaxherri e ashpër me VV-në: Leni broçkullat e vajtimet

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është hedhur në kritika të ashpra ndaj Vetëvendosjes pas votimit të qeverisë Hoti.

Lajme

04/06/2020 10:51

Gaxherri ka thënë se ka besim të plotë në kryeministrin e ri, Avdullah Hoti, dhe se i njëjti do t’i jap siguri shumë të madhe shtetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Madje, VV-së iu drejtua duke i lutur që t’i lënë anash ato që ajo i quajti “broçkulla” dhe “vajtime”.

“Këtu çka nuk dëgjon, por besoj se ti e ki seriozisht që Kosovës me i dhanë siguri shumë të madhe. Ne LDK në krye me ju jemi shumë të sigurtë që do të dalim përballë qytetarëve. Kolegë të nderuar, deri dje partnerë, ju kisha lut me i lanë këto broçkulla me i lanë vajtimet. Kush mendon se mundet me ba çka don heket pushon pak. Zoti kryeministër keni shumë punë para vetes, dhe normalisht jemi këtu për me lyp përgjegjësi”, tha Gaxherri. /Lajmi.net/