Gaxherri: Drejtori i Burgut të Prizrenit duhet të jap dorëheqje

22:23 | 9 Nentor 2016

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, duke folur për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, ka thënë se nëse nuk kemi veprime penale të paktën është dashur të kemi veprime morale.

“Duhet të ketë një konsekuencë morale. Dikush është dashtë me dhanë dorëheqje, sidomos prej stafit të spitalit, por kjo nuk është një praktikë për Kosovën.

“Drejtori i burgut është dashtë me u nis prej aspektit si prind dhe të jap dorëheqje”, ka thënë Gaxheri në emisionin “Republika” të Tribuna Channel.

Ajo ka shtuar se burgjet duhet të kenë siguri për çdo të burgosur.

“Unë nuk e di a është vetëvrasje a vrasje, por për secilën ka përgjegjësi stafi i atij burgu. Aty ka njerëz të ndryshëm që paguhen nga taksat e qytetarëve që ata të burgosur të sigurohen. Ata është dashur të jenë aty” ka shtuar Gaxherri.

Ajo ka thënë se nuk mund të interferojnë në drejtësi por se dikush duhet të jap përgjegjësi për rastin.