Gavi nuk do të jetë gati për Marokun

Kombëtarja e Spanjës do të luajë në 1/16-ën e finales pa shërbimet e Gavi. Ylli në rritje i kombëtares së Spanjës, Gavi nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen e ardhshme në Kampionat Botëror. Kombëtarja e Spanjës luan ndaj Marokut, në kuadër të 1/16-ës së finales. Para ndeshjes, disa të reja…

Sport

05/12/2022 19:28

Kombëtarja e Spanjës do të luajë në 1/16-ën e finales pa shërbimet e Gavi.

Ylli në rritje i kombëtares së Spanjës, Gavi nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen e ardhshme në Kampionat Botëror.

Kombëtarja e Spanjës luan ndaj Marokut, në kuadër të 1/16-ës së finales. Para ndeshjes, disa të reja ka dhënë selektori Luis Enrique.

Enrique ka bërë të ditur se Spanja nuk mund të llogarisë në shërbimet e Gavi, derisa të tjerët janë gati.

“Të gjithë janë mirë dhe në dispozicion për ndeshjen, përjashto Gavin”, ka thënë Enrique, përcjell lajmi.net.

Gavi ka qenë zgjedhje e parë për Luis Enrique në këtë kampionat. Mbetet të shihet kush do ta marrë vendin e tij për ndeshjen e ardhshme. /Lajmi.net/