Gattuso zbulon se çfarë nuk shkoi ndaj Lazios

Gennaro Gattuso është deklaruar pas ndeshjes me Lazion në Kupën e Italisë.

Sport

27/02/2019 08:14

Lazio dhe Milan barazuar pa gola në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë që u zhvillua në Olimpico.

Gattuso ka thënë se ata kanë bërë një hap mbrapa në atë ndeshje, duke mos i dhënë asnjë top Piatekut.

“Ishte një hap prapa në aspektin e cilësisë nga shfaqjet e fundit, por e dinim se ndeshja do të vendoset mbi 180 minuta,” tha trajneri në Rai Sport, përcjell lajmi.net.

“Ne ishim kundër një skuadre shumë të fortë fizike si Lazio që gjithmonë vendosen në katër ose pesë mbrojtës, kështu që ne kemi bërë shumë mirë në mbrojtje. Për fat të keq, kemi bërë shumë gabime në pasimet drejt sulmit dhe nuk i dhamë Piatekut asnjë top.”, ka shtuar më tej Gattuso. /Lajmi.net/