Gattuso të bëhet trajner i Rangersit

Legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso pritet që shumë shpejtë të bëhet trajner i skuadrës skoceze, Rangers.

Sport

16/12/2014 11:44

E përditshmja angleze, Daily Express raporton se Gatuso është duke shikuar që të jetë në krye të skuadrës skoceze, Rangers.

Italiani e filloi disa vite më parë karrierën e tij duke i udhëhequr skuadrat si Sioni, Palermo dhe OFI Crete.

Sidoqoftë, ai nuk ka pasur sukses me asnjërën prej tyre. Pritet të shihet nëse do të ketë sukses me skuadrën skoceze e cila ka një histori shumë të bujshme.