Gattuso rinovon me Napoli?

Gennaro Gattuso duket se ka gjetur marrëveshje me Napolin.

Sport

10/08/2020 17:31

Napoli dhe Gennaro Gattuso kanë gjetur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit, bëjnë të ditur mediet italiane.

Gattuso thuhet të jetë pajtuar për një kontratë që tashmë do të skadojë në qershor të vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Trajneri thuhet të ketë takuar këtë pasdite presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Paga e Gattuso thuhet se do të jetë 1.6 milionë euro për sezon, plus bonuset.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti nga skuadra. /Lajmi.net/