Gattuso pranë shkarkimit, gati zëvendësimi i tij

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, është pranë shkarkimit nga klubi pas rezultateve jo të mira këtë sezon.

Sport

25/01/2021 08:43

Sipas të përditshmes Corriere dello Sport, Gattuso është pranë shkarkimit nga klubi napoletan dhe se tashmë Rafa Benitez është opsioni më real për zëvendësimin e tij, transmeton lajmi.net.

Gazetari italian, Antonio Giordano nga Corriere dello Sport, thotë se Rafael Benitez do të jetë gati të marrë drejtimin e Napolit.

Sipas gazetarit, aventura e Gattusos është afër fundit, me presidentin De Laurentiis që pati pritshmëri të mëdha për sezonin e tanishëm dhe rezultatet e fundit kanë treguar që kjo gjë mund të rrezikohet.

Edhe tekniku spanjoll është i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me klubin kinez, Dalian.

Benitez kishte fituar Coppa Italiana në vitin 2013 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2014./Lajmi.net/