Gattuso paralajmëron ndryshime të mëdha tek Milan

Trajneri i Milanos, Gennaro Gattuso, ka paralajmëruar për ndryshime të mëdha në skuadrën e tijm në fund të këtij edicioni.

Sport

19/04/2019 22:33

Sipas italianit, tashmë është koha e duhur për ndryshimet, duke filluar nga Suso e deri tek sulmuesi Andre Silva.

“Suso ka dhënë kontribut të madh, por është koha që të ndryshojmë diçka me të, sepse përndryshe, kundërshtarët tanë do ta ‘zbulojnë’ atë dhe të hapin telashe” ka thënë Gattuso.

Tutje trajneri italian ka komentuar edhe për sulmuesin portugez, Andre Silva, i cili ka qenë spektakolar në La Lgia.

“Ander Silva vendosi të largohej pas mendonte se meritonte më shumë minuta. Unë gjithmonë kam menduar se është lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka moshën e mirë dhe karakteristikat e duhur” ka thënë tutje italiani duke lënë gjithçka të hapur.

Milan në xhiron e 33-të do të përballet me skuadrën e Parmas, ku fitorja për ‘rosonerët’ është shumë e nevojshme për shkak të garës së ngushtë për një vend në top katërshe.

Gattuso pret takim shumë të vështirë, duke potencuar se edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni ata kishin fituar me shumë vështirësi. /Lajmi.net/