Gattuso ka ofertë nga Premierliga

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso pritet të largohet gjatë verës dhe sipas “La Repubblica”, Wolves e duan si trajner.

Sport

24/03/2021 12:46

Lidhja mes presidentit Aurelio de Laurentiis dhe Gattusos nuk janë të mira, gjë që ka ndikuar që dyshja të ndjanë rrugët gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Napoli nuk ka folur në konferencë për shtyp në javët e fundit, por sipas mediave italiane, ish trajneri i Milanit ka vendosur të largohet pas një sezoni të plotë në krye.

Gattuso ndihmoi Napolin të fitojë Kupën e Italisë edicionin e kaluar dhe ka pasur oferta të vazhdueshme.

Wolves është skuadra më e fundit që ia ka ofruar postin e kryetrajnerit.

Lazio gjithashtu shihet si destinacion i mundshëm./Lajmi.net/