Gattuso gjen fajtorin e eliminimit nga Kupa e Italisë

Gennaro Gattuso është deklaruar pas eliminimit nga Kupa e Italisë.

Sport

25/04/2019 10:27

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e ka pranuar se Lazio ishte më i mirë se ata.

Trajneri italian ka thënë se ata ishin më të mirë në pjesën e parë, por rivali i shfrytëzoi më mirë rastet para gole.

“Ne kishim një pjesë të parë tejet të mirë, por pas pushimit, Lazio i shfrytëzoi rastin për gol”, tha fillimisht Gattuso, përcjell lajmi.net.

“Është një moment i vështirë, duket se jemi duke ngecur në çdo gjë edhe pse po luajmë me sisteme të ndryshme gjatë një përballje.”, ka shtuar më tej trajneri i Milanit. /Lajmi.net/