Gattuso afër marrëveshjes me Napolin – synohet vazhdimi i kontratës

Gennaro Gattuso është afër rinovimit të kontratës me Napolin.

Sport

25/10/2020 12:20

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Gattuso do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, transmeton lajmi.net.

Sipas të gjitha gjasave, një marrëveshje e re mes Napolit dhe Gattusos do të arrihet para Krishtlindjes.

Marrëveshja aktuale e Gattuso me Napolin skadon në fund të sezonit dhe sipas raportimeve, 42 vjeçari do të vazhdojë për dy vite të tjera.

Trajneri italian kësisoj do të përfitojë rreth 1.9 milionë euro për vit.

Thuhet se palët kanë arritur marrëveshje për të larguar klauzolën 7 milionëshe, nëse marrëveshja shkëputet më herët. /Lajmi.net/