Gatishmëria e Çekut për ndihmë, ofendon serbët

Ndihma e ofruar nga ministri i FSK-së, Agim Çeku ka tronditur serbët. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se është e tmerruar me cinizmin dhe pa korrektësinë e “pushtetit të Prishtinës”.

Lajme

25/05/2014 12:37

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është tronditur me deklaratat e ministrit Agim Çeku i cili ishte shprehur i gatshëm t’i ofrojë ndihmën e njësive special të FSK-së pas katastrofës që goditi shtetin fqinjë.

\”Zyra për Kosovën është tmerruar me cinizmin dhe pa korrektësinë e pushtetit të Prishtinës, i cili, përmes të të ashtuquajturit ministër Agim Çeku, i ofroi Beogradit ndihmë të njësive speciale për mbrojtje nga katastrofat natyrore nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, me theksimin se ato kanë vullnet të shkojnë me pajisje në Serbi nëse këtë e kërkon Qeveria e Serbisë”, thotë kumtesa që e publikon B92, transmeton Koha.net.

\”Të dala nga mëngët e famëkeqes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovë, Forcat e Sigurisë së Kosovës asociojnë në shumë krime për të cilat heshtet, e të cilat, me formimin e Gjyqit Special Ndërkombëtar për Krime Lufte, më në fund, shpresojmë se do të zbardhen\”.

\”Është e palejueshme që derisa gjithë bota e qytetëruar në këtë moment bashkëndjen me Serbinë dhe dërgon ndihma të pakursyera, Hashim Thaçi shfrytëzon ditës e zisë që përmes mediave, me qëllime parazgjedhor, të promovojë të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës”, thotë kumtesa e kësaj Zyre.