Gati të ribashkohet me Offset, Cardi B habit me ndryshimin në pamje

Cardi B kur është fjala për stilin e flokëve dhe zgjedhjet e modës nuk është përzier kurrë me turmën.

ShowBiz

02/02/2019 23:44

Cardi B njihet për zgjedhjet e guximshme që bën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Së fundi, rep-artistja është paraqitur në Instagram me flokë të purpurta. Reperja ka habitur të gjithë me këtë ndryshim dh u shfaq me plotë elegancë.

Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset janë ribashkuar pas një kohe të ndarë, për shkak të mashtrimit që solli gati në përfundimin e martesës së tyre.

Këtë herë, dyshja tentojnë që ta mbajnë lidhjen larg syrit të publikut, pasi Cardi konsideron që marrëdhënia dhe martesa e saj është gjë shumë personale.

Cardi dhe Offset filluan lidhjen në shkurt 2017, dhe u martuan në shtator 2017. Ata kanë bashkë një vajzë Culture, gjashtë muajsh.

Kurse, Offset ka tre fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme. /Lajmi.net/