Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Gati për t’u rikthyer, Xhensila nis punën për këngën e re

9:47 | 3 Qershor 2020

Foto: Instagram

Xhensila publikoi pamje nga studio muzikore.

Xhensila Myrtezaj pas muajve të fundit pauzë nga muzika, po bëhet gati për t’u rikthyer fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja publikoi një fotografi nga studio muzikore, ku po punonte për këngën e re bashkë me Endrit Mumajesin, Anxhelo Kocin e disa të tjerë.

Ajo gjatë dy muajve të fundit ka qëndruar bashkë me Besin dhe vajzën, të vetizoluar në shtëpinë e tyre.

Se çfarë po përgatit Xhensila kësaj radhe mbetet të shihet, teksa kujtojmë se kënga e saj e fundit është “Paris”. /Lajmi.net/