Gati për duet, Stresi dhe Fero nesër fillojnë xhirimet e klipit
Një super-bashkëpunim po vjen shumë shpejt.

ShowBiz
Dyshja shumë e suksesshme, Stresi dhe Fero kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur Stresi me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se xhirimet e klipit fillojnë nesër.
“Stresi ft Fero????? Neser behen xhirimet e klipit”, janë fjalët në postimin që e shprndau reperi.
Ndryshe, Fero muajt e fundit është shkëputur paksa nga jeta publike, ai madje u largua edhe nga rrjetet sociale.
Kurse, Stresi ka qenë më aktiv me këngë të reja, bashkëpunimi me Morena Tarakun, mbetet projekti i tij i fundit. /Lajmi.net/
