Gati për dimër?

A jeni gati për dimër njerëz? Hmmm, më mirë të jeni pasi që dimri nuk po na pyet haha! Bazuar në veshjen që kam zgjedhur për sot nuk mendoj se unë jam edhe aq e gatshme…ende jam duke i konsideruar fustanet; sido qoftë shumë shpejtë do të jem gati për dimër e mbuluar me shalle dhe pallta.

Lifestyle

04/11/2014 15:02

Java ime ka qenë mjaftë produktive me një shumë të ngjarjeve; kam qenë prezente në disa emisione dhe po ashtu më kanë intervistuar për një revistë, e cila del së shpejti. Jam shumë e gëzuar dhe thjesht nuk po ndalem duke punuar në të.

Po ndihem që tani e kam gjetur atë që une dua dhe deri tash nuk ka ndodhur asnjë herë të mërzitem nga kjo. Pra, kohët e fundit krejt ajo që bëj është punoj dhe flas për të, obsesioni im #fishnetsandrainbows. Shpresoj se miqtë nuk janë lodhur prej meje dhe gjithë tregimeve haha.

Kam ndegjuar prej shume njerëzve që thonë se çelësi është ‘të bëni atë që doni’ dhe pavarsisht gjithë kuotave që kam lexuar dhe fjalimeve motivuese që kam dëgjuar nga persona të ndryshëm, nuk jam ndier ashtu deri më tani…deri më sot, pasi që tani ndihem ndoshta gati njejtë si ata njerëz që dikur vetëm i ndegjoja.

Pra, sot i hapa këto ndjenja me ju,..dhe po ashtu të gjithë juve që tani lexoni këtë post do ju sygjeroja po të njejtën gjë, së paku provoni të bëni atë që ju e doni!

Blogu i Rites