Gasperini paralajmëron largimin? “Kam kontratë, por gjërat kanë ndryshuar për Atalantan”

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini duket se ka paralajmëruar largimin e tij në fund të sezonit.

Sport

08/05/2022 19:15

Gasperini ka refuzuar të konfirmojë nëse do të jetë ose jo trajner i Atalantas gjatë sezonit tjetër.

Komentet e tij lënë të kuptohet se situata ka ndryshuar dhe kjo situatë nuk garanton asgjë për kontratën.

“Kam kontratë, por gjërat kanë ndryshuar dukshëm”, ka thënë Gasperini, transmeton lajmi.net.

“Për këtë vendos klubi”, shtoi ai.

Këto komente trajneri i dha pas fitores 3:1 ndaj Spezia. Atalanta luante rregullisht në Champions League viteve të fundit, por këtë edicion ka dështuar të sigurojë kualifikimin. /Lajmi.net/