Gasperini: Ishim shumë afër

Gian Piero Gasperini beson se detajet e vogla e kanë vendosur ndeshjen që skuadra e tij e humbi 2:1 kundër PSG-së.

Sport

12/08/2020 23:53

Atalanta po avanconte që nga pjesa e parë e PSG-së, por lëshoi mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi pranoi dy gola në fund të ndeshjes.

Trajneri italian pas ndeshjes fillimisht ka falënderuar futbollistët e tij, për një sezon fantastik që dhuruan.

“Unë vetëm mund t’i falënderoj lojtarët e mi. Ishim shumë afër, shumë afër. Detajet bëjnë diferencën në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Gasperini, përcjell lajmi.net.

“Disa pjesë të caktuara, disa momente, situata momente që përcaktojnë se kush shkon tutje e kush jo”./Lajmi.net/