Gasperini i shokuar nga ngjarjet e mbrëmshme: Këto janë penallti vetëm në Itali

Trajneri i Atalanta Gian Piero Gasperini, ka dhënë disa komente pas ndeshjes ndaj Juventus.

Sport

12/07/2020 09:30

Skuadra e Gasperini, Atalanta, ka bërë një nga ndeshjet më të mira këtë sezon, përkundër faktit se dështoi të merrte fitore.

Një presing i lartë, i përcjell me pasime të shpejta, bëri që skuadra nga Bergamo të dominonte Juventusin, këta të fundit që arritën të marrin një pikë falë dy penalltive.

Por, këto penallti sikur nuk e kishin bindur Gasperinin, i cili thotë se këto akordohen vetëm në Itali.

“Këto janë rregullat, epo, ata janë mbi rregullat në Itali, gjithsesi”, ka thënë Gasperini, transmeton lajmi.net.

“Çfarë supozohet të bëjmë, të presim duart? Mund të vendosësh duart para trupit. Nuk është penalltia e parë si kjo që kemi parë, ka pasur shumë gjatë këtij sezoni, me shumë skuadra. Është çmenduri dhe interpretimi i rregullave nuk është i njëjti këtu si në vende tjera. Të tjerat vende nuk japin këso penalltishë”, ka thënë tutje trajneri më i mirë në Itali.

“Këto janë rregullat këtu, në rregull”, ishin fjalët e Gasperini.

Atalanta luan edhe në Ligën e Kampionëve, ku tashmë do të ketë punë me skuadrën e Paris Saint Germain. /Lajmi.net/