Gashi uron Dua Lipën me një video të veçantë me rastin e ditëlindjes

Gashi ka uruar Dua Lipën me rastin e ditëlindjes.

ShowBiz

22/08/2019 18:24

Dua Lipa sot feston ditëlindjen, me këtë datë ajo mbushi plot 24 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja ka pranuar urime të shumta, nga familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat.

Një urim të veçantë asaj ia bëri reperi Gashi, i cili e uroi përmes një videoje të shkëputur nga festivali “Sunny Hill”.

“Urime Ditëlindjen Dua, ti je legjendë!!!”, ka shkruar Gashi.

Në video, Gashi dhe Dua shfaqen duke vallëzuar me “Shotën”, teksa në krahë mbanin flamurin kuq e zi. /Lajmi.net/