Gashi takohet me Kanye West, ka disa fjalë për të

Gashi është takuar me Kanye West.

ShowBiz

08/11/2019 10:59

Gashi gjatë ditës së djeshme është takuar me një nga ikonat e muzikës Kanye West me të cilin ndau edhe një fotografi në profilin e tij në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në imazhin e ndarë ku këngëtari shqiptar shihet teksa i zgjat dorën burrit të Kim Kardashian dhe pranë fotos kishte lënë shkrimin “Vetëm Kanye mund të më gjykojë”.

Kujtojmë se para dy javësh Kanye West kishte publikuar albumin e tij të fundit të titulluar ‘Jesus Is King’ album ky shumë i pëlqyer nga publiku. /Lajmi.net/