Gashi për Kurtin: Politikan akrobat, ka refuzuar të gjitha projektet energjetike

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka konsideruar krizë për qytetarët rritjen e çmimit të energjisë elektrike, derisa ka shtuar se se kjo rritje do të jetë për 300%.

Lajme

20/01/2022 11:11

Gashi e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “politikan akrobat”, derisa ka thënë se ai ka refuzuar të gjitha projektet energjetike.

 

“Sot ankohesh se qeveritë e mëhershme e kanë fajin. Pajtohem pjesërisht. Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë vetë në krye të atyre proceseve”, ka thënë Gashi.

 

Me propozimin e tanishëm të ZRRE-së, sipas Gashit, Kosova do ta ketë 22.24 centë për këh, duke lënë mbrapa me çmim dhjetëra vende të tjera.