Gashi: Opozita të artikuloj mendimet që të dihet se çka po kërkon

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, tha se duhet që të krijohen kushtet në mënyrë që të vazhdojë puna në Kuvend.

Lajme

01/10/2015 11:00

Gashi thotë se nuk e kupton se çka kërkon opozita, pasi sipas tij, në kohën kur mungojë kryeministri, këta u revoltuan, ndërsa kur ai ishte në gjendje për të raportuar këta e bllokuan dhe e pamundësuan atë që të raportojë.

Prandaj, deputeti Arben Gashi, kërkoi që të artikulohen mendimet, që në këtë mënyrë  të dihet se çka saktësisht po kërkohet.