Gashi: Opozita nuk mund të fitojë me temën e Asociacionit

Analisti Dardan Gashi që dikur ishte ministër në Qeveri thotë se krahu opozitar më nuk duhet të thirret në dy marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Demarkacionin.

Lajme

10/03/2016 22:22

“Opozita mund të forcohet vetëm nëse i ndryshon temat. Nuk pajtona që kanë qenë kauza prej shpirtit, por kanë menduar që janë kauza që do të shiten më shpejt”, tha ai në Klan Kosova.

Sipas Gashit, ka shumë tema për të cilat mund të protestohej dhe të mblidhte shumë protestues në rrugë, por marrëveshjet nuk janë një prej tyre.

“Nëse opozita i merr temat që është dashur t’i merr që prej fillimit, pasi që Kryeministri mburret çdo ditë që nuk ka korrupsion e kjo gjë është e habitshme pasi ai nuk mund të mburret me asnjë punë të kryer”.

“Unë do të dilja menjëherë me opozitën nëse ata organizojnë protestë se pse ne e paguajmë rrymën për serbët e veriut, dhe ka shumë tema që opozita mund t’i rikthej në skenë. Nuk mund të fitojë opozita me temën e asociacionit”.