Gashi: Nuk ka luftë mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë, jemi të gjithë kundër racizmit

Vdekja e George Floyd ka nxitur reagime në mbarë botën.

ShowBiz

01/06/2020 16:30

Vrasja e George Floyd nga polici i Minneapolis ka bërë që mijëra protestues përkundër rrezikut të pandemisë të dalin në rrugët e Amerikës për protesta, shkruan lajmi.net.

Dhe mijëra njerëz të tjerë kanë reaguar përmes postimeve të shumta në rrjete sociale, duke dëshiruar drejtësi, dhe mos përsëritje të rasteve të tilla.

Së fundmi ishte këngëtari me prejardhje kosovare Gashi i cili ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Instagram ku shkruan :Nuk është të bardhët vs. Njerëzit me ngjyrë, jemi të gjithë kundër racizmit. /Lajmi.net/