Gashi: Një pjesë e shqiptarëve shtëpitë e djegura gjatë luftës i kanë ndërtu me material të Serbisë

Avokati Tomë Gashi, se një pjesë e shqiptarëve të cilëve u janë djegur shtëpitë në kohën e luftës, i kanë rindërtuar ato me material të blerë nga Serbia. Gashi tha në “Debat Plus”, se kjo tregon për mungesë të vetëdijes kombëtare “Një cent për ilaç, prej Serbisë s’duhet me marrë, e ka thënë një zyrtare…

Lajme

10/07/2024 23:16

Avokati Tomë Gashi, se një pjesë e shqiptarëve të cilëve u janë djegur shtëpitë në kohën e luftës, i kanë rindërtuar ato me material të blerë nga Serbia.

Gashi tha në “Debat Plus”, se kjo tregon për mungesë të vetëdijes kombëtare

“Një cent për ilaç, prej Serbisë s’duhet me marrë, e ka thënë një zyrtare që edhe oksigjenin prej tyre s’e marr. Çfarë populli jem, një pjesë e shqiptarëve I kanë ndërtu shtëpitë e tyre të djegura që ua kanë djegë Serbia ia kanë ndërtu me material të Serbisë. I kam dëgju duke thënë se të Serbisë janë më të mira. Nëse dikush ta djegë shtëpinë, t’i vret anëtarët e familjes, edhe shkon blen produkte të Serbisë, ata s’janë shqiptarë hiç”, tha ai.