Gashi: Mustafa e Thaçi nënshkruan marrëveshje të përgatitur shumë më herët

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, është shprehur skeptik mbi atë se marrëveshja e fundit e dalë nga takimi i delegacioneve Kosovë-Serbi do t’i sjellë diçka të mirë vendit.

Lajme

12/02/2015 17:14

Ai në emisionin “InfoMagazine” të KlanKosovës tha se marrëveshjet midis Kosovës e Serbisë në përgjithësi duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë.

Ndërsa për marrëveshjen e fundit ai beson se është draftuar dhe rregulluar kohë më parë, ndërsa tash ka ndodhur vetëm nënshkrimi i saj.

“Elementi më shqetësues ka të bëjë me përkthimin në praktikë. Përkthimi në praktikë i ndarjes së tillë mbi bazë nacionale (etnike). Sepse është ndarë numri i shqiptarëve dhe serbëve për gjykatës e prokurorë. Por, këtu problemi do të jetë me lëndët”.

“Çka kur lëndët janë të përziera mes shqiptarëve dhe serbëve? Krijimi i një biznesi të përbashkët për shembull, ndodhë një mosmarrëveshje, dhe këtë kush e gjykon (gjykatës serb apo shqiptarë?)….”.

“Kjo vjen endne më e komplikuar në marrëdhëniet familjare. Çka në rast se në një konflikt ku familja është e përzier njëri prind serb e tjetri shqiptar. Kush gjykon mes këtyre”, tha Gashi.

Ndërsa, pos kësaj zbatimin e marrëveshjes së fundit në Bruskel, ai e sheh problem edhe në sferën juridike dhe politike. (lajmi.net)