Gashi: Ka ardhur koha të kualifikohemi

Shkëlzen Gashi ka thënë se ka ardhur koha që Shqipëria të kualifikohet në një turne madhor.

Sport

10/10/2015 18:42

Gashi ka deklaruar se kuqezinjtë duhet të sulmojnë dhe t’i kënaqin shqiptarët, në ndeshjen ndaj Armenisë.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të sulmojmë dhe t’i kënaqim të gjithë shqiptarët. Ka ardhur koha që Kombëtarja jonë të kualifikohet”, tha sulmuesi.

Për dallim nga ndeshja me Serbinë ku nuk u aktivizua fare, Gashi pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Armenisë