Gashi ia numëron “të zezat” Qeverisë Kurti: E ka vendosur Kosovën nën sanksione ndërkombëtare
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ia ka numëruar rend dështimet që sipas tij ka bërë Qeveria Kurti në këto vite mandat. Gashi në mesin e kritikave përmendi faktin që sipas tij kjo Qeveri e ka vendosur Kosovën nën sanksione ndërkombëtare, shkruan lajmi.net. “Ajo se çka mund të themi deri…

Lajme
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ia ka numëruar rend dështimet që sipas tij ka bërë Qeveria Kurti në këto vite mandat.
Gashi në mesin e kritikave përmendi faktin që sipas tij kjo Qeveri e ka vendosur Kosovën nën sanksione ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
“Ajo se çka mund të themi deri më tani është se kemi parë një qeveri jokompetente, kemi parë një qeveri me ambicie për kapje institucionale, kemi parë një qeveri me ambicie për shkelje të vazhdueshme kushtetuese, kemi parë një qeveri me afera të jashtëzakonshme korruptive e po ashtu e kemi parë një qeverisje e cila fatkeqësisht e ka vendosur Kosovën nën sanksione ndërkombëtare”, tha Gashi në emisionin DPT Te Fidanit./Lajmi.net/